Sot dita pa makina, kufizohet qarkullimi në disa akse

by admin
Spread the love

Sot të dielën e 3 prillit, qytetarët duhet të lënë makinat, për të eleminuar sadopak ndotjen, por edhe për të kursyer naftë.

Kjo në një kohë, kur çmimi është rritur si pasojë e luftës në Ukrainë.

Ashtu siç edhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri, Mirela Kumbaro, paralajmëroi, e diela e parë e të gjithë muajve, do të jetë një ditë e dedikuar pa makina në qytetet kryesore të vendit, ku ka edhe ndotje më të madhe nga mjetet e qarkullimit rrugor.

Në Tiranë, Policia ka marrë masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve.

Kufizimi i qarkullimit do të nisë nga ora 09:00  deri në orën 15:00. Ky vendim do të respektohet edhe në qytetet e tjera kryesore të Shqipërisë.

Kufizimet në Tiranë

Rrugët ku do të kufizohet qarkullimi i mjeteve në Tiranë janë:

-Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ministria e Brendshme deri në fillim të “Ish- Hotel Dajti”.

– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ura e “ish Hotel Dajtit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”.

– Segmenti i rrugës “Myslym Shyri” nga kryqëzimi i Gjykatës së Lartë me drejtim dalje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

You may also like