Sot dita e të vërtetës për De Ketelaere, Maldini gati të kalojë te plani B

by admin
Spread the love

Charles De Ketelaere është objektivi kryesor i Paolo Maldinit në merkato, pasi belgu mund të bëjë shumë mirë disa role në repartin e avancuar, qoftë atë të sulmuesit të krahut, apo edhe atë të fantazistit.

Megjithatë Club Brugge vijon të bëjë rezistencë dhe ka komplikuar jo pak punën në merkato të kuqezinjve, pasi starti i sezonit po afron dhe koha për kompletimin e skuadrës në dispozicion të Stefano Piolit është vërtetë e shkurtër.

Mediat pranë kuqezinjve raportojnë se Maldini ka rritur ofertën për herë të fundit, duke shkuar në 33 milionë euro, plus bonuse ose përqindja nga rishitja në të ardhmen dhe në të njëjtën kohë u ka dhënë ultimatum belgëve.

Sot pritet të jetë dita vendimtare për fatin e 21-vjeçarit, pasi nëse Club Brugge do të refuzojë sërish, atëherë Maldini do të rikthehet te plani B, që është marokeni i Chelsea-t, Hakim Ziyech.

Me këtë të fundit negociatat janë në fazë të avancuar dhe marrëveshja mund të arrihet shumë më shpejt, megjithatë në kampin kuqezi ka vend vetëm për njërin, ndaj prioritet fillimisht i është dhënë belgut De Ketelaere.


Top Channel

You may also like