Sot dhe nesër zhvillohen ndeshjet e javës së 8-të, Besa është nikoqire e Vardarit të Negotinës – Shqip

by admin
Spread the love

Sezoni  vjeshtor i kampionatit në Ligën e dytë vazhdon sot dhe nesër me ndeshjet e javës së tetë. Në këtë xhiro  në program  janë disa ndeshje  të “nxehta” që edhe mund të ndikojnë në rrjedhën e renditjes në këtë kompeticion të garave.

 Java e tetë e  sezonit vjeshtor hapet me ndeshjen e dy skuadrave  fqinje Osogova   dhe Kamenica Sasa, ndërkaq  të dielën në program  janë shtatë takimet tjera  të kësaj jave.

 Lideri në tabelën e klasifikimit para tifozëve të flaktë të cilët nga ndeshja në ndeshje, janë me numër  në rritje të fansave të tyre. Kësaj radhe ekipi  në stadiumin e Vrapçishtit  do të përballet  me ekipin e Vardarit të Negotinës  që aktualisht  me 2 fitore dhe pesë humbje mbanë pozitën e 13-të .  Futbollisti  më përvojë të madhe në ekipin e Besës, Armend Alimi në prag të këtij takimi thotë se ekipi i tij asnjëherë nuk do të nënvlerësoj kundërshtarin por gjithmonë suksesi duhet arritur me angazhim maksimal të të gjithëve. Pra edhe kësaj radhe  duhet ë japin më të mirën nga vetja të gjithë futbollistët.

Një ndeshje shumë e  rëndësishme të dielën zhvillohet mes  bashkimit dhe Kozhufit. Skuadra  kumanovare pas  disa  dështimeve është e vendosur që kundër Kozhufit me  lojë dhe angazhim të të gjithëve  të fitojnë pikët.

Arsimi i Çegranit ka udhëtim të vështir kundër Ohrit në stadiumin “Biljanini Izvori”, ndërsa në ndeshjet tjera  Bellasica takohet me Novacin. Teteksi me Karaormani, Pobeda  me Detonit Pllaçkovica ndërsa një ndeshje interesante pritet mes  dy ish skuadrave të Ligës së pare Pelisterit dhe Skopjes. Të gjitha ndeshjet e javës së tetë fillojnë në orën 14:00.

Të shtunën në ora 14:00, takohet

Osogovo – Kamenica Sasa

Të dielën në ora 14:00, takohen

Bashkimi – Kozhufi

Belasica – Novaci

Besa 1976 – Vardari

Ohrid – Arsimi

Pelisteri – FK Skopje

Pobeda – Detonit Plaçkovica

Teteksi – Karaormani

You may also like