Sonte nata e madhe e Kadrit, Nita mban agjërimin brenda shtëpisë. Ja banorja që iu bashkua

by admin
Spread the love

Këngëtarja shqiptare, Nita Latifi, është aktualisht e vetmja konkurrente nga Kosova në programin e shumë shikuar dhe të komentuar, Big Brother VIP Albania. Ajo ka qenë ndër të paktat banore të shtëpisë e cila nisi të agjëronte në muajin shenjtë të Ramazanit.

Mirëpo për shkaqe shëndetësore dhe për shkak se ajo e hante iftarin e vetme në shtëpi, duke u shkëputur nga tavolina kur hanin banorët e tjerë, këngëtarja vendosi të ndërpriste agjërimin disa ditë më parë.

Por, duket se sot ajo e ka kuptuar që është nata e madhe e Kadrit dhe vendosi që të mbante agjërim. Në shenjë solidarizimi, për ta ndarë ushqimin së bashku, Nitës i është bashkuar dhe Efi. 

Kujtojmë që Efi i tha Nitës kur ajo ndërpreu agjërimin se tani e tutje nëse dëshiron mund të agjërojnë së bashku dhe të ndajnë edhe ushqimin bashkë. Një gjest për t’u vlerësuar ky nga Efi.

You may also like