Sondazhi për shtatë komuna “të vogla”, Vitia, Skenderaj, Deçani dhe Obiliqi pa balotazh

by admin
Spread the love

Klan Kosova ka prezantuar sonte sondazhet për disa komuna të vendit se kush do t’i fitojë zgjedhjet e 17 tetorit.

Në bazë të sondazhit të realizuar nga profesori Tomor Qela “Matjet e Opinionit Publik”, del se në Podujevë do të jetë një garë e ngushtë mes Ekrem Hysenit të LDK-së me 45.65 % dhe Shpejtim Bulliqit të Vetëvendosjes me 42.95%.

Rezultatet e këtij sondazhi kur hiqen kategoritë e papërcaktuara dhe shpërndahet vota e tyre: Ekrem Hyseni (LDK) 45.65 %, Shpejtim Bulliqi (VV) 42.95 %, Filloreta Zejnullahu (PDK) 8.07 % dhe Besnik Tahiri (AAK) 3.31 %.

Sipas matjeve të opinioni publik, në Viti pa balotazh del se do të fitojë Sokol Haliti i Lidhjes Demokratike të Kosovës me 53.09 përqind të deklarimit të respodentëve.

Në bazë të këtij sondazhi, i dyti në zgjedhjet lokale në Viti do të jetë kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Arsim Ademi me 29.9 përqind, i treti do të jetë Bekim Azizi i PDK-së me 13.4 përqind, kurse i katërti do të jetë Reshat Azizi i AAK-së me 1.03 përqind.

Në Istog mund të ketë balotazh. Rezultatet kur hiqen kategoritë e papërcaktuara dhe shpërndahet vota e tyre: Ilir Ferati (LDK) 47.25 %, Agron Avdijaj (VV) 25.42 %, Bekë Berisha (AAK) 21.5 %, Ali Nimanaj (PDK) 5.3 % dhe Tjetër 0.53 %.

Xhafer Gashi mund ta fitojë Obiliqin pa balotazh sipas sondazhit në fjalë.

Rezultatet e këtij sondazhi kur hiqen kategoritë e papërcaktuara: Xhafer Gashi i Iniciativës Qytetare me 47.92 përqind, Halil Thaqi i VV-së me 19.66 përqind, Ajet Berisha (Lëvizja për Bashkim) me 10.13 përqind, Mehmet Krasniqi i LDK-së me 9.63 përqind dhe Xhelal Krasniqi i AAK-së me 5.57 përqind.

Në Skenderaj nuk do të ketë balotazh dhe Fadil Nura i PDK-së do të del fitues me 56.2 % të votave sipas këtyre matjeve.

Rezultatet e këtij sondazhi kur hiqen kategoritë e papërcaktuara dhe shpërndahet vota e tyre: Fadil Nura (PDK) 56.2 % dhe Bekim Jashari (kandidat i pavarur) 43.8 %.

Deçanin e fiton Bashkim Ramosaj i AAK-së me gati 60 % të votave, thotë sondazhi në fjalë.

Rezultatet e këtij sondazhi kur hiqen kategoritë e papërcaktuara dhe shpërndahet vota e tyre: Bashkim Ramosaj (AAK) 59.29 %, Hyri Dobrunaj (LDK) 22.86 %, Orges Tafilaj (VV) 14.74 % dhe Ardiana Qorraj (PDK) 3.10 %.

You may also like