SONDAZH – Gjermanët anulojnë pushimet dimërore mes kostove në rritje

by admin
Spread the love

MYNIH, 23 tetor /ATSH-DPA/-Në vendpushimet e skive ose zona të tjera të njohura për pushime dimërore në muajt e ardhshëm, numri i shtetasve gjermanë do të jetë më i vogël, mes kostove në rritje, sipas një sondazhi.

Pothuajse gjysma e banorëve në Gjermani që zakonisht do të bënin pushime dimërore, tani ose do t’i anashkalojnë ato këtë vit ose do të gjejnë një opsion më të lire, ndërsa çmimet vazhdojnë të jenë në rritje, sipas sondazhit të “YouGov”.

“Rreth 23% e të anketuarve thanë se do të rishikonin planet e tyre të pushimeve, ndërsa 26% do t’i anulonin fare ato. Vetëm një e katërta e tyre nuk planifikojnë të bëjnë ndonjë ndryshim në planet e tyre”, sipas sondazhit të kryer nga kompania veshjeve sportive “Schöffel”.

Për të kursyer më shumë, të anketuarit sugjeruan pushime më të shkurtra, reduktimin e aktiviteteve të tyre të skijimit ose udhëtime në një vend më afër shtëpisë.

Sondazhi anketoi 2041 persona nga 19 deri më 21 shtator.//a.i/

You may also like