SOFT NEWS – “The Crown” kryeson nominimet për çmimin “Bafta”

by admin
Spread the love

TIRANË, 20 mars/ATSH/- Sezoni i fundit i “The Crown” në Netflix kryeson nominimet e këtij viti për çmimin “Bafta”, pavarësisht polemikave rreth përshkrimit të familjes mbretërore, sipas BBC.

Sezoni i gjashtë i dramës mbretërore, i cili mbulon ngjarjet e viteve 1990, përfshirë vdekjen e princeshë Dianës, është nominuar për tetë çmime.

Ai mori vlerësime të ndryshme nga kritikët, me një që thoshte se ishte “duke minuar tragjedi për vlerësime”.

“Happy Valley” dhe “Black Mirror” (episodi Demon 79) kanë marrë respektivisht shtatë nominime.

Katër aktorët në “The Crown” janë nominuar, përfshirë Elizabeth Debicki, e cila luajti Dianën.  Dominic West është nominuar për rolin e tij si Charles.

Lesley Manville, e cila luajti princeshën Margaret dhe Salim Daw, i cili portretizoi Mohamed Al-Fayed, janë nominuar për role dytësore.

Edhe pse kryeson në çmimet “Bafta”, “The Crown” humbi një nominim për serialin më të mirë dramatik.

Katër të nominuarit në këtë kategori janë “The Gold”, “Happy Valley”, “Slow Horses” dhe “Top Boy”.

Sarah Lancashire është nominuar në kategorinë e aktores më të mirë kryesore për rolin e saj si rreshtere e policisë Catherine Cawood në sezonin e fundit të thriller-it kriminal “Happy Valley”.

Amit Shah dhe Siobhan Finneran janë nominuar gjithashtu si aktorë dytësorë.

Ndërsa, Steve Coogan është nominuar për rolin e abuzuesit në serialin “The Reckoning”.

Timothy Spall është nominuar për rolin e mësuesit të vrarë në dramën e vërtetë të krimit “The Sixth Commandment”, ndërsa Anne Reid është kandidate për aktoren më të mirë kryesore. //a.i/

 

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like