SOFT NEWS – Tetë milionë dollarë për gjashtë palë… atlete?!

by admin
Spread the love



LOS ANXHELES, 5 shkurt /ATSH/ – Një koleksion atletesh të veshura nga ylli i basketbollit Michael Jordan janë shitur për 8 milionë dollarë në shtëpinë e ankandit Sotheby, shkruan today.it.

Shumë e konsiderojnë Jordanin atletin më të madh të të gjitha kohrave: në karrierën e tij ai fitoi gjashtë kampionate NBA, gjashtë MVP të finaleve, pesë MVP të ligës dhe dy medalje ari olimpike.

Gjashtë atletet njihen thjesht si “The Dynasty Collection” dhe janë veshur nga Jordan gjatë gjashtë fitoreve të tij në kampionatin NBA në vitet 1990.

Këto janë 6 palët ‘’Air Jordans’’ që ai ka veshur në ndeshjet fituese të 6 kampionateve të karrierës së tij në NBA.

Kompleti përbëhet nga Air Jordan VI (1991), Air Jordan VII (1992), Air Jordan VIII (1993), Air Jordan XI (1996), Air Jordan XII (1997) dhe Air Jordan XIV (1998)./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakKQZ: Përmirësim i Platformës Elektronike të Raportimit Financiar


You may also like