SOFT NEWS – Një… 103-vjeçare në timon pa patentë alarmon policinë

by admin
Spread the love

FERARA, 16 mars /ATSH/ – Një 103 vjeçarare po drejtonte makinën e saj në orën 01:00.

Dhe ndër të tjera me patentë të skaduar. Nuk është një film, por skena reale, para së cilës u gjendën karabinierët e Bondenos, në provincën e Ferrarës, kur morën lajmin se një makinë e bardhë po lëvizte në mënyrë të rrezikshme në qytezë, shkruan today.it.

Karabinierët arritën ta gjurmojë makinën dhe ta ndalojë atë. Në momentin e kontrollit, e moshuara ka treguar një leje drejtimi që kishte skaduar njëzet e katër muaj më parë.

Por, surpriza e vërtetë ishte zbulimi se e moshuara ishte 103 vjeçe.

Duke pasur parasysh orën e vonë, gruaja donte të kthehej në shtëpi pas një mbrëmjeje të kaluar me miqtë, por humbi orientimin dhe e gjeti veten duke u endur nëpër rrugët e Bondenos.

Për këtë të moshuarës i është vendosur gjoba përkatëse dhe makina është marrë në dorëzim nga një karraotrec.

E moshuara u dërgua në shtëpi, me policinë që po punonte për të siguruar që të mos kishte probleme të mëtejshme kritike. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like