SOFT NEWS – Miss Japonia 2024 ka lindur në… Ukrainë?!

by admin
Spread the love

TOKIO, 25 janar /ATSH-ANSA/ – Konkursi Miss Japonia 2024 ka ngjallur polemika të shumta në rrjetet sociale japoneze për shkak të fitores së Carolina Shiino, një modele 26-vjeçare e lindur në Ukrainë, por e rritur në Tokën e Diellit  që në moshën pesëvjeçare.

”Të më njihnin si japoneze në këtë konkurs më mbush me mirënjohje”, tha vajza, që së fundmi mori shtetësinë japoneze pas kurorëzimit.

Fitorja e Shiino vjen pothuajse 10 vjet pas asaj të Ariana Miyamoto, e cila, me një nënë japoneze dhe baba afrikano-amerikan, u bë mbretëresha e parë e bukurisë së Japonisë, në vitin 2015.

Shiino, megjithatë, nuk ka asnjë prind japonez. Dhe ndërsa disa e quajtën fitoren e saj një “shenjë pozitive të multikuturës”, të tjerët thanë se ajo nuk ngjan aspak me një Miss Japonia.

Sipas medias, ajo flet dhe shkruan rrjedhshëm japonisht dhe paraqitet një vajzë shumë e sjellshme.

”Ajo është më japoneze se ne”, theksoi Ai Wada, organizatori i konkursit./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like