Sofka Pejovska Dojçinoska zëvendëskryetare e re Anti-korrupsionit

by admin
Spread the love

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) sot në kuadër të mbledhjes së 90-të zgjodhi Sofka Pejovska Dojçinovskën për zëvendëskryetare të re.

Pejovska Dojçinovska vjen në vend të Katica Nikollovskës, të cilën anëtarët e KSHPK-së e falënderuan për punën e deritanishme.

“Për zëvendëskryetar të ardhshëm propozohet anëtari më i vjetër i cili punon që nga dita e parë e formimit të KSHPK-së”, tha para votimit kryetarja e Komisionit për Antikorrupsion, Biljana Ivanovska.
Në seancën e zhvilluar përmes platformës Zum janë votuar edhe ndryshimet dhe plotësimet e propozuara të Strategjisë kombëtare për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit 2021-2025.

Anëtarët e Komisionit për Antikorrupsion veprojnë edhe për lëndë konkrete, si dhe për lëndë të formuara konform Ligjit për mbrojtjen e informatorëve.

MARKETING




You may also like