SOFJE – Radev ngarkon Denkov për krijimin e qeverisë

by admin
Spread the love

SOFJE, 3 dhjetor /ATSH-DPA/ – Presidenti bullgar Rumen Radev ka udhëzuar partinë liberale PP të formojë një qeveri të re në një përpjekje të dytë për të thyer një bllokim politik.

Nikolai Denkov, i cili shërbeu si ministër i arsimit në qeverinë e kaluar, i është dhënë një mandat nga Radev si kryeministër i mundshëm.

Një kabinet kalimtar qeveris aktualisht vendin e Evropës Juglindore, i konsideruar si anëtari më i varfër i Bashkimit Evropian.

Vendi mbajti zgjedhje të parakohshme më 2 tetor të vitit të kaluar.

Denkov, një profesor i kimisë fizike, do të ketë shtatë ditë për të krijuar një kabinet. Ai po planifikon një qeveri të pakicës, bazuar në PP (Keep the Change), partia e dytë më e madhe me 53 vende në parlamentin e ri 240 anëtarësh.

Një koalicion liberal-socialist i udhëhequr nga PP ra në qershor të vitit të kaluar pas një votimi mosbesimi.

Përpjekja e parë për të formuar një qeveri pas zgjedhjeve dështoi në dhjetor pasi GERB e qendrës së djathtë, e cila u shfaq si partia më e madhe me 67 vende, nuk arriti të fitonte mbështetjen e mjaftueshme nga partitë e tjera. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like