SOFJE – Ekipi bullgar i shpëtimit mbërrin në Turqi

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

SOFJE, 7 shkurt /ATSH-BTA/-Ekipi i shpëtimit dhe qentë bullgarë që shkuan në Turqi kanë gjithçka që u nevojitet për një qëndrim autonom pesëditor, por do të qëndrojnë më gjatë nëse do të jetë e nevojshme, tha drejtori i Shërbimit të Shpëtimit Malor, Emil Neshev.

Sipas tij, mbrëmë në orën 1:45 ekipi i shpëtimit dhe qentë kanë mbërritur në aeroportin Adana të Turqisë.

“Telefonat e tyre do të jenë të fikur për shkak të kushteve në të cilat punojnë, dhe do të kontaktohen vetëm nëse do të jetë e nevojshme”, tha Neshev.

“Ekipi i shpëtimit prej 12 anetarësh komunikon me njëri-tjetrin përmes radios”, shtoi ai.

“Një ekip tjetër prej 27 anëtarësh të Shoqatës Kombëtare të Vullnetarëve në Republikën e Bullgarisë do të niset në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi”, tha drejtuesi i grupit, Georgy Vlaykov.

Ekipi përbëhet nga vullnetarë nga “Cave Rescue Bulgaria”, njësia “Mayday”, “Plovdiv 11” dhe “Emergency Rescue – Plovdiv”.

Në mesin e anëtarëve të ekipit ka mjekë dhe një sërë specialistësh të fushave të ndryshme nga mosha 20 deri në 50 vjeç.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like