SOFJE – Bullgari-SHBA manovra të përbashkëta ushtarake për zbulimin e materialeve bërthamore dhe radioaktive në kufijtë shtetërorë

by admin
Spread the love

SOFJE, 7 shtator /ATSH-BTA/ – Bullgaria dhe SHBA-ja nisën sot manovrat e përbashkëta ushtarake të fokusuara në verifikimin dhe testimin praktik të procedurave kombëtare për zbulimin e materialeve bërthamore dhe radioaktive në pikat kufitare, TANGRA TTX.

Manovrat do të zgjasin deri më 9 shtator dhe organizohet nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Departamenti Amerikan i Shtetit, në bashkëpunim me Institutin për Kërkime Bërthamore dhe Energji Bërthamore (INNRE) pranë Akademisë Bullgare të Shkencave.

Zëvendësministri i Jashtëm dhe zëdhënësi i Ministrisë Kostadin Koxhabashev, ambasadori i SHBA-së në Bullgari, Herro Mustafa dhe drejtori i INNRE-së Assoc. Laçezar Georgiev njoftuan sot fillimin e manovrave ushtarake.

“Siguria bërthamore është e një rëndësie të madhe për çdo vend dhe gatishmëria e shtetit për të zbuluar dhe penguar në mënyrë efektive transportin e paligjshëm të materialeve bërthamore dhe radioaktive përmes aeroporteve, porteve dhe kufijve tokësorë, padyshim luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e integritetit të kufijve shtetërorë dhe sigurisë së shteteve”, theksoi Koxhabashev.

“Koordinimi dhe bashkëpunimi mes vendeve në këtë fushë nuk është më pak i rëndësishëm”, shtoi ai.

Duke vënë në dukje se Bullgaria dhe Shtetet e Bashkuara janë miq, partnerë dhe aleatë, ambasadori Mustafa nënvizoi lidhjet e forta mes dy vendeve në fushën e ekonomisë, sigurisë dhe kulturës. Si partnerë ata përmirësohen së bashku, tha ajo, duke shtuar se stërvitja demonstron angazhim të përbashkët për të përmirësuar sigurinë kombëtare.//a.i/

 

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like