Sofja, notë Shkupit për “retorikë antibullgare” – Shqip

by admin
Spread the love

Diplomacia bullgare dorëzoi një notë verbale në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut me shkak një sërë veprimesh dhe retorikash antibullgare të ditëve të fundit, siç njoftoi sot Sofja.

Me këtë mesazh qeveria bullgare shpreh shqetësimin e saj të thellë për zhvillimet e fundit dhe narrativën antievropiane kundër ruajtjes së marrëdhënieve të mira fqinjësore mes dy vendeve.

Është shqetësuese që veprimet jomiqësore po përshkallëzohen, në kohën kur Sofja dhe Shkupi po kërkojnë në mënyrë aktive të gjejnë një mënyrë për dialog konstruktiv dhe të arrijnë vendime të pranueshme reciprokisht, në interes të integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut, tha Ministria e Jashtme bullgare.

“Ne besojmë se veprime të tilla do t’i përkasin të shkuarës dhe vendet tona do të arrijnë të kthejnë faqen në marrëdhëniet e tyre, bazuar në respektin e ndërsjellë dhe miqësinë e vërtetë”, thuhet në deklaratë.

Bullgaria po bllokon prej kohësh Shkupin në ambiciet europiane e këtij të fundit, duke nxjerre pretendime të rrafshit identitar, siç Greqia prej afro 20 vitesh.

Së fundi, Shkupi është ndezur nga protesta nacionaliste anti-bullgare, pasi një propozim francez po tentohet t’i imponohet qeverisjes maqedonase. Por propozimi shihet nga një pjesë e popullsisë dhe e opozita maqedonase, si një goditje për identitetin e tyre nacional, si nënshtrim ndaj Sofjes. /tesheshi.com/     

You may also like