Sociedad, shorti dhe dueli me Lazion/ Thuram: Edhe ne jemi skuadër e madhe

by admin
Spread the love

Interi, që e kishte siguruar kualifikimin, nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 përballë Real Sociedad, duke e mbyllur i dyti në grupin D të Champions League.

Që do të thotë short më i vështirë në raundin e 1/8-ve.

Gjithsesi, një gjë e tillë nuk është problem për Marcus Thuram, pasi herët apo vonë duhet të sfidosh “peshat e rënda”. Pas ndeshjes me baskët, sulmuesi francez i skuadrës së Simone Inzaghit deklaroi:

Real Sociedad është një ekip i bukur, e dinim. U hasëm më vështirësi në ndeshjen e parë në Spanjë, por edhe këtu. Gjithsesi ishte një ndeshje e këndshme.

Shorti? E dimë se na presin skuadra të shkëlqyera, por të tillë jemi edhe ne. Jemi një skuadër e madhe.

Tani le të mendojmë për ndeshjen me Lazion në fundjavë. Edhe ata janë një skuadër Championsi, shpresoj të zhvillojmë një takim të madh përballë tyre.

Preferoj titullin apo Championsin? Unë zbres në fushë për të fituar çdo ndeshje”, theksoi 26-vjeçari.

Thuram është integruar shumë mirë tek Interi, teksa deri tani numëron 7 gola dhe 10 asiste mes kampionatit dhe kompeticionit europian.

Zikaltrit kryesojnë Serie A me dy pikë më shumë se Juventusi, ndërkohë që të dielën në mbrëmje vizitojnë bardhekaltrit e Sarrit në “Olimpico”. Duel që do të transmetohet live në Shqip/DigitAlb


Top Channel

You may also like