Sneijder: Thuram? Vetëm lojtarët e mëdhenj kanë goditje të tilla, ky Inter nuk duhet të ketë kufij

by admin
Spread the love

“Ky Inter nuk ka dhe nuk duhet të ketë kufij”,- ky është mendimi i një personi që e njeh mirë ambientin e “zikaltërve”, i Wesley Sneijder.

Në një intervistë të dhënë për mediet italiane, holandezi fokusohet në tema të ndryshme, duke e nisur me një nga afrimet e kësaj vete te Inter, Thuram.

“Ai është shumë i talentuar si babai i tij, por në një rol tjetër. Është e qartë se një djalë që ishte i aftë për të luajtur me atë personalitet në një finale të Kupës së Botës do të ishte gati për t’u bërë pa frikë protagonist te Interi. Pashë që në derbi ai goditi një super gol, vetëm lojtarët e mëdhenj kanë goditje të caktuara, kur kanë shokë ekipi si Lautaro afër apo kur ke një skuadër që luan mirë rreth teje.”-tha ai.


Top Channel

You may also like