SLLOVAKI – Kamionistët protestues heqin bllokadën kufitare me Ukrainën

by admin
Spread the love

BRATISLAVE, 15 dhjetor /ATSH-DPA/- Shoqata sllovake e transportuesve UNAS i ka dhënë fund bllokimit të të vetmes vendkalim kufitar që kamionët mund të përdorin nga Ukraina.

“Ka aq shumë presion nga pala ukrainase sa nuk durohet më”, tha kryetari i saj Stanislav Skala përpara se t’i jepej fund bllokadës.

Megjithatë, UNAS njoftoi se bllokada do të përfundonte vetëm pas një kërkese nga forcat e sigurisë kufitare, e cila është një kërkesë që ata mund ta respektojnë, duke respektuar gjithashtu të drejtën e UNAS për të protestuar.

UNAS fillimisht e planifikoi protestën për një periudhë të pacaktuar pas bllokadave të mëparshme afatshkurtra.

Bllokada përfundoi në vendkalimin në Vyšné Nemecké dje në mbrëmje.

Ashtu si veprimi i homologëve të tyre polakë, bllokada kishte për qëllim të vinte në dukje disavantazhet me të cilat përballen kompanitë vendase të mallrave të Sllovakisë në krahasim me konkurrentët e tyre më të lirë ukrainas.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like