Skuadra nga Riadi kryeson grupin në Champions League-n Aziatike

by admin
Spread the love

Dëgjohet vërshëllima e fundit, me Al Nassr që konfirmon fitoren e tij (4-3) ndaj Al Duhail, në raundin e 3-të të Grupit ‘E’ të Champions League të Azisë.

Cristiano Ronaldo, duhet thënë, është edhe një herë figura më e spikatur, duke arritur në 862 gola në karrierën e tij. Skuadra e Luís Castros filloi të ushtronte më shumë presion dhe korri shpërblimet në minutën e 25-të, kur Cristiano Ronaldo i shërbeu Talisca-s me takë për golin e parë të ndeshjes.

Më pas, në pjesën e dytë golat e Mané dhe Cristiano Ronaldos, bënë që i gjithë stadiumi të thërriste emrin e tij. Në minutën e 81-të, Cristiano Ronaldo shënoi sërish duke vulosur dygolëshin personal dhe fitoren e 3-të në po kaq ndeshje për ekipin e tij që udhëheq grupin me 9 pikë të plota, 3 më shumë se iranianët e Persepolisit.


Top Channel

You may also like