Skuadra e Shkumbinit del në ankand për 4 milion lekë

by admin
Spread the love

Një tjetër klub shqiptarë del në shitje nga Bashkia e qytetit.

Bëhet fjalë për Bashkinë e qytetit të Peqinit ka nxjerrë në shitje aksione e klubit Shkumini. Data e zhvillimit të ankandit është 18 marsi i vitit 2024. Njoftimi u bë me një procedurë standarde të hapur.

“Objekti i shitjes është me ankand të aksioneve të Klubit të Futbollit ‘Shkumbini’ sh.a”, thuhet në këtë dokument. Në të njëjtin njoftim detajohet se Bashkia e Peqinit ka nxjerrë në ankand 80 % të aksioneve të këtij klubi.

“Klubi i futbollit ‘Shkumbini’ sh.a është shoqëri e organizuar në formën e shoqërisë aksionere e krijuar në vitin 2011, ku aksionet zotërohen në masën 100% nga Bashkia Peqin. Në mënyrë më të zgjeruar objekti i shitjes përshkruhet në shtojcen 10” thuhet në këtë dokument.

Sipas të të njëjtit dokument, vlera fillestare me të cilën fillon ankandi publik është 4.000.000 lekë. “Vendi i zhvillimit të ankandit është në godinën e Bashkisë Peqin, kati i dytë, zyra e zv/kryetarit të Bashkisë Peqin. Afati i fundit kohor për dorëzimin e kërkesave për pjesëmarrje është në datë 18 mars 2024 ora 11:00”, thuhet në këtë dokument.

Shkumbini aktualisht është një skuadër që militon në Kategorinë e Dytë, Divizioni B. Aktualisht ndodhen në vendin e tretë pas 13 javësh me 26 pikë.

 


Top Channel

You may also like