“Skriningu”, Varhelyi: Vendi të përqendrohet në reforma

by admin
Spread the love

Sot në Bruksel vazhdon mbledhja për Kapitullin 24, Drejtësi, Liri dhe Siguri, në të cilën Komisioni Evropian do ta prezantojë korpusin e ri të BE-së të miratuar në periudhën pas vitit 2018-2019, ndërsa javën e ardhshme vazhdojnë mbledhjet për kapitullin 23 që përfshin “Gjyqësori dhe të drejtat themelore”.

Eurokomisari për zgjerim, Oliver Varhelyi dërgoi porosi se tani është më e rëndësishme që të gjithë në Maqedoninë e Veriut të qëndrojnë pas së ardhmes evropiane të vendit dhe të ndihmojnë në procesin e bisedimeve.

Varhelyi, në takimin dje në Bruksel me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq kanë biseduar për procesin e skriningut të vendit me BE-në, si dhe aktivitetet e ardhshme në procesin e bisedimeve për anëtarësim dhe situatën aktuale politike në Maqedoninë e Veriut.

You may also like