Skriniar rrezikon sezonin pas fitores së madhe në Superkupën e Francës

by admin
Spread the love

“Gjignatët” francezë të Paris Saint-Germain arritën të fitonin mbrëmjen e së mërkurës që sapo lamë pas trofeun e parë të këtij sezoni, teksa në “mitikun” e kryeqytetit, “Parc des Princes” mposhtën me rezultatin e pastër, 2:0, skuadrën e Toulouse, në finalen e Supërkupës së Francës, trofe që fitohet për herë të 12-të nga “Kuqeblutë” e Ligue 1.

Mirëpo, përveç se ishte trofeu i parë i sezonit për gjithë ekipin, rëndësi të veçantë ky trofe pati edhe për disa “yje” të skuadrë, në veçanti, koreano-jugorin, Kang-In Lee, “fantazistin” e mesfushës, Warren Zaire-Emery, si dhe qendërmbrojtësin sllovak, Milan Skrinar, me këtë të fundit, që le të themi e përjetoi disi më keq se të tjerët trofeun.

Një dëmtim në minutën e 71’-të bëri që ish-“ylli” i “Zikaltërve” të Inter të largohet nga fusha para kohe, teksa pas ekzaminimeve paraprake, gjasat janë që mbrojtësi sllovak të ketë mbyllur sezonin, lajm vërtetë i keq ky jo vetëm për sllovakun Skriniar, por edhe për trajnerin Luis Enrique, që do të duhet të bëjë pa një prej titullarëve më të rëndësishëm të formacionit.

Momentalisht nuk është evidentuar frakturë dhe klubi “parisien” ka njoftuar se në rastin më të mirë, Skriniar do të kthehet në fushë pas mesit më marsit.

Megjithatë në ditët në vijim do të ketë një tjetër ekzaminim mjekësor, për të parë nëse do të mund të shmanget operacioni, por nëse operacioni është i nevojshëm atëherë 28-vjeçari do të mund t’i bashkohet ekipi pas mesit të korrikut, për fazën përgatitore të sezonit të ardhshëm.,

You may also like