Skriniar: Nuk shkëlqyem, por fitohet edhe kështu! Tre pikët kanë rëndësi

by admin
Spread the love

Milan Skriniar u shfaq shumë i i lumtur pas ndeshjes me Juventusin. Qendërmbrojtësi foli direkt për DAZN dhe theksoi se tani vetëm pikët kanë rëndësi.

“Janë tre pikë që vlejnë shumë dhe ne e dinim këtë. Jam i lumtur me ekipin, pasi luftuam deri në mintën e fundit. Ishte një fitore dhe një sakrificë që na duhet.

Tani kemi një shtysë të madhe për ndeshjet e ardhshme. Nuk patëm shumë shkëlqim, por ndeshjet fitohen edhe në këtë mënyrë. Tani vetëm tre pikët janë të rëndësishme.

Po luajmë për titullin kampion dhe gjithçka është e hapur”, u shpreh Milan Skriniar pas ndeshjes së fituar kundër Juventusit, me një gol të Calhanoglu. / oversport.tv

You may also like