Skriniar: Dimë të reagojmë, duhet të japim gjithçka në 2 ndeshjet e fundit

by admin
Spread the love

Mbrojtësi i Interit, Milan Skriniar ka folur për “Dazn” pas fitores 4-2 që zikaltërit arritën me përmbysje përballë Empolit në “San Siro”:

“Kemi nevojë për tifozët tanë, veçanërisht në ndeshje të tilla. Ata na ndihmojnë gjithmonë. Ishte shumë e rëndësishme që të mbyllnim pjesën e parë në barazim. Shënuam 2 gola, por nuk duhet të kishim pësuar 2 të tillë.

Përgëzoj skuadrën për reagimin. Dimë të reagojmë edhe kur jemi në disavantazh. Mungojnë edhe 2 ndeshje deri në fund të kampionatit, duhet të tejkalojmë mundësitë tona.

Tani duhet të festojmë këtë fitore dhe më pas të përgatitemi për finalen e Kupës së Italisë. Të shohim se çfarë do të bëjë Milani në ndeshjen e tij”, ka thënë Skriniar. / Oversport.tv

You may also like