Skitari Clement Noel fitues i sllallomit në Schladming të Austrisë – Shqip

by admin
Spread the love

Në kupën e Botës që u mbajt në Schladming të Austrisë , skiatori francez Clement Noel doli fitues në disiplinën e sllallomit .

Ai fitoi vendin e pare me kohë të kaluar për 1:48:97 minuta, apo shtatë të qindtat më I shpejt se zvicerani Ramon Zenhäusern.

I tre në këtë garë doli skiatori norvegjez Lucas Braathen me 38 qindtat e kohës më të dobët se vendi i parë dhe për 7 qindtat është më i shpejt se Manuel Feller i Austrisë.

Në disiplinën e sllallomit kryeson Braathen udhëheq me 430 pikë, i ndjekur nga Kristoffersen me 389, Yule 334 etj.

Në renditjen e përgjithshme, kryeson Odermatt me 1.186 pikë, pasojnë Kilde me 961, Kristoffersen 734 pikë etj.

1. Clement Noel (Franca) 1:48:97
2. Ramon Zenhäusern (Zvicra) +0:07
3. Lucas Braathen (Norvegjia) +0:38
4. Manuel Feller (Austria) +0,45
5. Loic Meillard (Zvicra) +0,60
6. Lie Mcgrath (Norvegjia) +0,95
7. Kristoffer Jakobsen (Suedia) +1,09
8. Alexander Steen Olsen (Norvegjia) +1,16
9. Fabio Gstrein (Austria) +1,19
10. Timon Haugan (Norvegjia) +1,23

Përgatiti Shaban Sinani /KlanMacedonia/

Lexo lajme interesante

You may also like