“Skifterat” kudo ku është SC Gjilani, kujdesen të nderojnë figurat kombëtare edhe në Klinë

by admin
Spread the love

KF Dukagjini dhe SC Gjilani kanë luajtur baras në kuadër të xhiros së 12-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Kjo ndeshje përfundoi me rezultatin 1-1. Golin për skuadrën vendase e realizoi sulmuesi i njohur Ahmed Januzi pas asistimit të mrekullueshëm nga Ergyn Ahmeti. Ndërsa, golin për skuadrën mysafire e shënoi sulmuesi anësor, Gerhard Progni.

Në këtë ballafaqim të pranishëm ishin një numër i madh i shikuesve. Gjithashtu, prezant ishin edhe tifozët mysafirë nga Gjilanit, “Skifterat”.

Para ndeshjes, tifozët “kuqebardhë” u përkujdesen që t’i nderojnë figurar kombëtare ashtu siç bëjnë në çdo udhëtim të tyre.

You may also like