Skenë qesharake te Ferrari! Leclerc hyn në bokse, por nuk ka goma

by admin
Spread the love

Ferrari vijon të bëjë një sezon zhgënjyes në Formula 1, teksa në Çmimi e Madh të Holandës është regjistruar edhe një episod tërësisht qesharak për një skuadër prestigjoze si ajo italiane.

Në pistën e Zandvoortit filluan reshje të dendura shiu dhe ashtu si të gjithë pilotët, edhe Leclerc shkoi në bokse për të ndërruar gomat, por hasi në një surprizë aspak të këndshme.

Mekanikët nuk ishin bërë gati dhe nuk i kishin gomat pranë, duke bërë që piloti nga Monaco të humbë rreth 13 sekonda më shumë sesa koha mesatare për një ndërrim gomash.

Kjo e penalizoi jo pak Leclerc, që nuk arriti të hyjë më në ritmin e garës, teksa disa xhiro para fundit u tërhoq fare, për shkak të një problemi në makinë./ supersport


Top Channel

You may also like