Skënderbeu ndal një Partizan të lodhur, Ivanovic i mohon fitoren Vllaznisë

by admin
Spread the love

Partizani ka zhgënjyer në “Elbasan Arena”, pasi nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë përballë Skënderbeut të vendit të fundit.

Mbyllet 0-0 në Elbasan dhe “të kuqtë” humbasin 2 pikë të çmuara në garën për zonën europiane. Një nga paraqitjet më të dobëta të skuadrës së Mehmetit, që nuk arrin të dominojë korçarët që mbyllin tabelën e klasifikimit.

Junior dhe Skuka rrezikojnë për kryeqytetasit në pjesën e parë, por rastin më të mirë e ka Berisha për miqtë që nuk arrin të çojë topin në rrjetë.

E njëjta tablo shfaqet edhe në pjesën e dytë, ku Skëndërbeu shfaqet më rrezikshëm në ato pak raste të krijuara. Partizani humb terren në garën për Europën, ndërsa Skënderbeu tregon se nuk është dorëzuar, ndonëse pozitat në renditje nuk janë aspak të mira.

Sfida më interesante e kësaj jave në Superiore zhvillohet në “Niko Dovana”, aty ku Teuta dhe Vllaznia luajnë futboll, krijojnë raste, shënojnë, por nuk arrijnë të marrin fitoren.

Mbyllet 1-1 në Durrës një sfidë e mbushur me emocione. Rrjetat mbetet të paprekura në pjesën e parë, ndonëse të dyja skuadrat kanë raste të mira për shënim.

Latifi ka pika e bardhë kalon në avantazh shkodranët, ndërsa durrsakët mundohen që të reagojnë. Goli vjen në minutën e 9-të shtesë dhe durrsakët barazojnë me Ivanovic. Të dyja skuadrat marrin nga një pikë, që nuk i ndihmon shumë për objektivat e tyre. / Oversport.tv

Foto: FK Partizani Albania Facebook

Shqipëri-Superiore / Java e 29-të

Partizani-Skënderbeu 0-0

Teuta-Vllaznia 1-1

Ivanovic 90+9’ / Latifi 60’ (pen)

You may also like