Skënderbeu merr tre pikë të arta në Fier dhe thellon krizën e Apolonisë

by admin
Spread the love

Është luajtur ditën e sotme ndeshja e prapambetur Apolonia-Skënderbeu, e vlefshme për javën e 8-të të Kategorisë së Parë. Korçarët marrin tre pikë të arta në “Loni Papuçiu” falë një goli të Likës në pjesën e dytë.

Të dyja skuadrat kanë bërë ndryshime në pankinë dhe sot në krye të fierakëve debuton Dovedan, ndërsa te korçarët Gvozdenoviç luan ndeshjen e parë në krye të skuadrës së Skënderbeut.

Ndeshja është e bukur dhe plot ritëm, po pjesa e parë mbyllet në barazim pa gola. Miqtë nga Korça zhbllokojnë sfidën me Likën, që kalon Skënderbeun në avantazh në pjesën e dytë.

Pavarësisht përpjekjeve nga të dyja kampet, nuk ndryshon më rezultati i kësaj sfide. Skënderbeu merr tre pikë të arta dhe ngjitet në vendin e katërt në renditje në kuotën e 16 pikëve. Apolonia vazhdon të zhgënjejë dhe tashmë rrezikon seriozisht rënien në kategorinë inferiore. / Oversport.tv

You may also like