Skënderbeu e bën sefte në shtëpi, sulmuesi Abdul Temitope rrëmben skenën

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Skënderbeu mposht bindshëm 4-1 Burrelin në Korçë dhe merr fitoren e parë në shtëpi dhe të dytën radhazi në kampionat. Sulmuesi Abdul Temitope ka qenë protagonisti kryesor i sfidës, pasi ka shënuar një tregolësh për skuadrën korçare.

10 minutat e fundit të pjesës së parë janë me të vërtetë emocionuese. Vendasit zhbllokojnë sfidën, por miqtë barazojnë shifrat me De Oliveira. Një minutë më pas Temitope shënon golin e dytë dhe Skënderbeu mbyll 45 minutat e para në avantazh.

Sapo fillon pjesa e dytë sulmuesi nigerian me pasaportë irlandeze shënon edhe golin e tretë personal, ndërsa në minutat e fundit të takimit shënon edhe Pusi, që vulos përfundimisht fatin e kësaj sfide.

Korçarët ngjiten në kuotën e tetë pikëve dhe i bashkohen grupit që qëndron në krye të renditjes (vetëm një pikë diferencë me kreun), ndërsa Burreli mbetet në kuotën e 5 pikëve. / Oversport.tv

You may also like