Skender Rexhepi: Do të takohem me Micevskin

by admin
Spread the love




Deputeti nga radhët e partisë Alternativa, Skënder Rexhepi, në një prononcim për Klan Maqedonia, ka bërë të ditur se pranon sfidën e deputetit të VMRO-DPMNE-së, Nikola Micevskit, që të dorëzojnë nismë të re për rrëzimin e Qeverisë LSDM-BDI, bashkë me 19 nënshkrimet e deputetëve të LSDM-së.

Ai edhe një herë është shprehur I prerë se nënshkrimi I tij nuk do të jetë bashkë me të “Levicës” në nismën për shumicë të re parlamentare. Skënder Rexhepi tha se pret që ditëve në vijim të takohet me Nikola Micevskin. /SHENJA/


You may also like