S’ke më punë me mua, m’u hiq sysh se nuk po mundem më

by admin
Spread the love

Pas përballjes së parë ditën e sotme, ku Luizi u përpoq të shfajësohej te Kiara për historinë e rrëfyer pak ditë më parë nga ai, ku ka deklaruar se vuan nga një sëmundje e rrallë, por mbrëmjen e së martës doli që këngëtari gëzon shëndet të plotë, dyshja janë përballur sërish pasditen e sotme me njëri-tjetrin.

Luizi ka tentuar t’i kërkojë falje moderatores, por ajo i është kthyer shumë ashpër, ku i ka kërkuar mos t’i flasë më pasi nuk do të ketë të bëjë më me të. Ajo i tha se nuk do ta shohë më me sy dhe nuk i interesojnë shpjegimet e tij.

Kiara: Unë me ty nuk dua të kem më punë, më rri larg, më lër hapësirë se po çmendem, me mua nuk ke më punë fare. Nuk kam më besim te ty, e kupton këtë? Nuk di si ta them më troç, edhe vendi të hapet këtu, ti me mua s’ke më punë. Më rri larg! Nuk të shoh dot në sy, më është kthyer në një gjendje shumë të keqe!

Luizi: Nuk e pranon faljen time?

Kiara: Më lër të qetë të lutem, mos mu afro më, nuk dua më shpjegim nga ty, mu hiq sysh, nuk të dua më fare . Nuk mundem më , po më plas zemra, jam aq keq sa ishalla them dal të shtunën!

You may also like