Skandali në Tajvan/ Mësuesit drogojnë fëmijët në kopsht për t’i qetësuar, alarmohen prindërit

by admin
Spread the love

Mësuesit e një kopshti fëmijës në New Taipei City, Tajvan janë akuzuar se kanë përdorur shurupe kundër kollës që përmbajnë barna si fenobarbital dhe benzodiazepina, për t’i qetësuar.

Hetimet për drogimin e fëmijëve parashkollorë në Tajvan kanë ndezur alarmin e gjerë në ishull.

Policia ka hetuar për javë të tëra dhe thotë se nuk është e qartë pse fëmijët kanë pirë shurupet. Por ky skandal, ka shkaktuar protesta jashtë ndërtesave qeveritare.

Qindra prindër e njerëz iu bashkuan protestës dhe i bënin thirrje policisë që hetimi i çështjes të bëhej transparente edhe për publikun.

Të hënën, një rast i veçantë doli gjithashtu në lidhje me një praktikë mjekësore, në qytetin jugor të Kaohsiung, në anën tjetër të ishullit.

Departamenti lokal i shëndetësisë zbuloi katër mjekë fajtorë për përdorimin e fenobarbitalit në rreth 20 fëmijë. Ata u pezulluan nga detyra për gjashtë muaj dhe u gjobitën me 1.4 milionë dollarë tajvaneze (35,989 £, 46,121 dollarë).

Mes shqetësimeve në rritje të publikut, Spitali i Qytetit Taipei ka filluar gjithashtu të ofrojë teste gjaku falas për fëmijët parashkollorë, për të kontrolluar nëse kanë gjurmë qetësuesish.

Masat vijnë pasi skandali u shfaq për herë të parë në maj, kur prindërit në një kopsht privat në New Taipei City, akuzuan stafin për përdorimin e drogave të panjohura tek fëmijët e tyre.

Majk, baba i një fëmije pesë vjeçar, tha për BBC kineze se prindërit kishin filluar të dyshonin gjatë pushimeve të Vitit të Ri Hënor në Shkurt. Fëmijët të varur nga ky shurup, filluan të shfaqnin shenja si nervozizmi, bërtisnin kur flinin, kishin ngërçe në këmbë dhe ishin gjithë kohës të shqetësuar.

Pasi folën me fëmijët, prindërit mësuan se mësuesit e tyre i jepnin një ilaç të panjohur. Ankesat janë paraqitur në polici në prill dhe maj.

Pas ankesave të tjera nga prindërit në qershor, autoritetet lokale nisën një hetim dhe gjetën të paktën tetë fëmijë me sasi të vogla të fenobarbitalit dhe benzodiazepinave, një klasë drogash psikoaktive, në sistemin e tyre.

Një nga kopshtet në qendër të polemikave, Kid Castle, u urdhërua të mbyllej më 12 qershor. Drejtorët e saj janë gjobitur me 150,000 dollarë tajvaneze (3,800 £ 4,872 dollarë).

Drejtori dhe pesë mësues u arrestuan dhe u morën në pyetje nga policia, por që atëherë janë liruar me kusht.

Një farmacist tajvanez tha për mediat lokale se, edhe pse rrallë, disa ilaçe për kollën dhe gastrointestinal përmbajnë fenobarbital.

Barnat që përmbajnë fenobarbital përdoren kryesisht në trajtimin e epilepsisë ose përdoren si anestezi kirurgjikale dhe janë të vështira për t’u marrë.

Benzodiazepinat janë një klasë e barnave depresive që përdoren më së shpeshti për të trajtuar ankthin e rëndë. Këto ilaçe të bëjnë të varur dhe mbidoza mund të çojë në përgjumje dhe gulçim.


Top Channel

You may also like