Skandali me videot seksuale, FIFA zgjat pezullimin e legjendës holandeze

by admin
Spread the love

Mark Overmars është skualifikuar për një vit dhe nuk do të jetë në gjendje të luajë asnjë rol deri më 1 janar 2025. Vendimi është marrë nga FIFA. 

Legjenda holandeze tashmë ishte pezulluar nga të gjitha aktivitetet e lidhura me futbollin në Holandë pas skandalit që e përfshiu atë (u kishte dërguar foto dhe video të natyrës seksuale disa punonjësve të Ajaksit kur ai ishte drejtor sportiv i klubit të Amsterdamit).

Pak orë më parë zgjatja e sanksionit mbërriti edhe në nivel ndërkombëtar.

“KNVB ishte e detyruar ta ndajë këtë sanksion me komisionin disiplinor të FIFA-s, i cili vendosi të zgjasë sanksionin”, tha Federata Holandeze e Futbollit në një deklaratë dërguar AFP.

PANORAMASPORT.AL

You may also like