Skandali me plusvalencat, asnjë parregullsi nga Interi, hetimet drejt mbylljes

by admin
Spread the love

Interi ka bërë një kërkesë për pushimin e hetimeve të plusvalencave, ku zikaltrit janë duke u hetuar nga Prokurori Publik i Milanos. Sipas asaj që raporton Anso, nga hetimet e prokurorëve Giovanna Cavalleri dhe Giovanni Polizzi dhe ndihmësi i tyre Maurizio Romanelli nuk ka rezultuar asnjë parregullsi.

Në muajin dhjetor prokuroria pushtoi zyrat e Interit ku sekuestroi disa pajisje për të vërtetuar akuzat e bëra. Megjithatë, nga analiza e dokumenteve, emaileve dhe mesazheve të sekuestruara, nuk ka dalë në dritë asnjë parregullsi e kryer nga klubi i Interit.

Për rrjedhojë me shumë mundësi, hetimet do të pushohen dhe për momentin Interi mund të qëndrojë i qetë. Megjithatë, kjo nuk e përjashton mundësinë që në një moment të dytë, prokuroria të rihapë hetimet për të çuar drejt gjykatës akuza të tjera. /oversport.tv

You may also like