Skandali i shtetit të Qipros, Avni Gashi tregon se si rrodhën gjërat kundër Kosovës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Qipro ka shkaktuar skandal të madh, duke mos i lejuar simbolet shtetërore të Kosovës në Kampionatin Evropian për kadet, junior dhe U21.

Kjo e ka shtyrë kombëtaren e Kosovës që të bojkoton Kampionatin Evropian të karatesë, ndërsa nuk dihet se si do të veprojë Federata e Karatesë Evropiane karshi këtij skandalit qipriot.

Avni Gashi, kryetar i Federatës së Karatesë së Kosovës, ka deklaruar për gazetën kombëtare “Bota sot”, se qysh me 17 janar është njoftuar Federata Evropiane në lidhje me këtë garë të rëndësishme.

Garuesit e Kosovës në Larnaca 

Gashi ka bërë të gjitha përpjekjet deri në frymën e fundit por pa sukses ndaj veprimit të paprecedent të shtetit qipriot.

 “Federata Evropiane e Karatesë deklarohet se i respektojnë vendimet e Qipros, në bënim presionin tonë që të trajtohem të gjithë të barabartë por në momentin që kemi kërkuar flamurin, himnin dhe të tjerat, mbishkrimin Kosova, ata kanë vendosur flamurin e Federatës së Karatesë në vend të Kosovës. 

Në kësi rrethana nuk shkojmë ne përtej simboleve shtetërore, edhe me kushtin që nuk do të marrim pjesë pa simbole.

Kemi kontaktuar ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës dhe hap pas hapi i kemi njoftuar për veprimet tona. 

Kam lobuar të anëtarët e bordit të federatës evropiane, të cilët e kanë ngritur çështjen në mbledhjen e bordit ekzekutiv dhe si përfundim, nikoqiri, federata e Qipros si organizatore teknike, nuk ka mundur të veprojë përtej vendimit të ministrisë së shtetit të tyre.

Ne i kemi dërguar letër me 17 janar Federatës së Karatesë Evropiane, ku i kemi kërkuar që të garantojë pjesëmarrjen tonë të barabartë me shtetet tjera, meqenëse ekzistonte frika se mund të ndodhë diçka e tillë. 

E keqja është se ne nuk kemi marrë asnjëherë përgjigje negative dhe as pozitive”, thotë Gashi,

Fakt interesant është se Federata e Karatesë e Qipros, i ka dërguar ftesë zyrtare ambasadës së Greqisë për Federatën e Karatesë së Kosovës. 

“Për më shumë federata e Karatesë e Qipros ka dërguar ftesë zyrtare për FKK-në edhe në ambasadën greke për t’u pajis me viza, po ashtu kemi bërë rezervime të hotelit dhe biletave, për me tepër, me datën 1 shkurt, ne kemi ardhur në Larnaca, jemi vendosur në hotelin zyrtar si Kosovë.

Me datën 2 shkurt kemi qenë në hotelin qendror ku bëhet regjistrimi dhe matja e garuesve, kemi marrë akreditimet si Kosovë, kemi bërë edhe pagesat përkatëse që kushtuan me mijëra euro, njëkohësisht edhe gjyqtarët tanë kanë hyrë nëpër provimet për licenca si Kosovë, dhe në mbrëmë kur hidhet shorti i garës, na del shorti pa simbole shtetërore por vetëm si FKK, pra pa flamur”, ka treguar më tej numri një i federatës.

Më tej Gashi ka sqaruar sa ka zgjatur edhe mbledhja: “Bisedimet me udhëheqjen e Federatës Evropiane kanë vazhduar deri bë ora 01.00 pas mesnatës, po ashtu edhe me bordin e federatës evropiane, në ora 09.00 ishte mbledhja e bordit ekzekutiv e cila ka zgjatur tri orë e gjysmë dhe në fakt dalin edhe na komunikojmë se nuk mund të marrim pjesë me simbole shtetërore.

Këtu përfundoj gjithçka me dëshpërim maksimal dhe me tërheqjen e garuesve nga salla, ku potencialisht pritnim medalje të shumta. 

Garuesit tanë janë shumë të dëshpëruar sikurse edhe personeli, shpresojmë të kthejmë në motivim, përkthyer me sukseset e radhës në kampionatet tjera. 

I vetmi satifaksion na vjen nga të gjitha federatat mike të shteteve evropiane, të cilët ndjehen keq dhe na ngushëllojnë meqenëse na i njohin edhe kualitetet po ashtu edhe kemi raporte të mira me të gjitha prej tyre”.

You may also like