Skandali i prishi karrierën si futbolliste, modelja e OnlyFans kërkon rikthimin në fushë

by admin
Spread the love

Fubtollistja seksi Madelene Wright e njohur për fotot e saj të publikuara në rrjetin OnlyFans është rikthyer të flasë edhe njëherë për situatën e saj.

E përjashtuar nga Charlton për shkak të një skandali në vitin 2020 ku u filmua duke hapur një shampanjë ndërkohë që ishte duke vozitur makinën, Wright dha një intervistë për “SunSport” ku tregoi se i mungon shumë futbolli.

Pas skandalit karriera e saj si futbolliste u shkatërrua totalisht, por ajo në OnlyFans me fotot e saj të nxehta jo. Bukuroshja bionde deklaroi se grumbullon mbi 500 mijë paund në vit nga fotot e saj të nxehta.

“Nuk kam hequr dorë nga futbolli. Deri në dhjetor jam stërvitur me një trajner profesionist sepse dua të mbaj të hapura opsionet e mia”, tha ajo gjatë intervistës duke treguar sa shumë dëshiron të kthehet në fushën e blertë.

“Futbolli është pasioni im dhe kam ëndërruar të bëhem profesioniste kur isha fëmijë, kështu që ka një vend shumë të madh në zemrën time. Më mungon të luaj”, përfundoi ajo. /oversport.tv

You may also like