Skandali i abuzimit seksual të fëmijëve, jep dorëheqjen Presidentja e Hungarisë – Shqip

by admin
Spread the love

Presidentja hungareze Katalin Novak ka dhënë dorëheqjen pas presionit në rritje për faljen e një burri të dënuar si bashkëpunëtor në një rast të abuzimit seksual të fëmijëve.

“Kërkoj falje për ata që mund të kem ofenduar dhe për të gjitha viktimat që mund të kenë ndjerë se nuk kam qëndruar në mbrojtje të tyre. Kam mbrojtur vazhdimisht mbrojtjen e fëmijëve dhe familjeve. Sot shënoj fjalimin tim të fundit për ju si presidente, pasi ju jap dorëheqjen nga ky post”, tha ajo.

Personi i falur nga Novak ishte nëndrejtori i një shtëpie fëmijësh në Bicske, një qytet pranë Budapestit.

Nëndrejtori, i cili ishte burgosur për tre vjet detyroi fëmijët të tërhiqnin deklaratat për abuzim ndaj drejtorit i cili ishte dënuar me tetë vjet burg për  këtë rast.

Përveç dorëheqjes së Novak, një tjetër politikane dha gjithashtu dorëheqjen për të njëjtin rast. Bëhet fjalë për Judit Varga, e cila ishte ministre e Drejtësisë në kohën e faljes.

Novak, një aleate e kryeministrit Viktor Orban, ka qenë një avokate e vlerave tradicionale të familjes dhe mbrojtjes së fëmijëve. Politikanët e opozitës, por edhe qytetarët  dolën në rrugë për të protestuar pas zbulimit të këtij skandali nga mediat hungareze.

Edhe kryeministri Orban reagoi duke paraqitur një amendament kushtetues që do të kufizojë të drejtën e Presidentit për të falur krimet e lidhura me fëmijët.

Klan News

You may also like