Skandal, FIFA pezullon nga detyra tre trajnerë për abuzim seksual me të mitur

by admin
Spread the love

Një ngjarje vërtetë e shëmtuar ka ndodhur në Gabon ku tre trajnerë janë pezulluar nga detyra për abuzim seksual. Midis tre trajnerëve ishte edhe tekniku i kombëtares U17 të Gabonit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë FIFA me anë të komisionit të saj të etikës. Vendimi u mor bazuar në akuzat që ata kishim për abuzim seksual ndaj të miturve.

Pas raportimeve për këtë ngjarje të shëmtuar komisioni i Etikës kishte hapur një hetim që prej dhjetorit të vitit të kaluar. Ndërkohë që kjo ngjarje po hetohet paralelisht edhe nga prokuroria e vendit afrikan. /oversport.tv

Foto: FIFA Media, Twitter

You may also like