Skandal, falsifikohen procesverbalët në agjensionin për administratë, kandidati fitues befasisht i ndryshohen pikët dhe vendin e merr militanti partiak

by admin
Spread the love

Një skandal ka ndodhur në lidhje me një konkurs punësimi i cili i mbyll para disa ditësh, konkretisht shpallja numer 617/2022 nga Drejtoria e Librave Amë, vendi i punës nr 26, në të cilin ishin paraqitur 6 konkurentë, prej te cilëve në fazën e parë kaluan që të 6, në fazën e dytë të testit administrativ 3 konkurentë u eleminuan dhe 3 kaluan fazën, I pari në rradhitje, Krenar Sllova, i cili mori më shumë pikë nga gjithë kandidatët tjerë dhe bëri këtë denoncim deri në redaksinë tonë, i dyti pas Krenar Sllovës vijon të jetën një kandidat nga Tetova, vlen të theksohet se vendi i punës për të cilin bëhet fjalë është në Dibër dhe kandidati i tretë i cili u tërhoq dhe nuk vazhdoi konkurimin.

3 Kandidatët tjerë që u skualifikuan dhe nuk kaluan fazën e testimit administrativ ishin të tre nga Dibra, personat K.M, P.Q dhe B.A Në fazën e tretë të intervistës e cila është edhe faza përmbyllëse nga gjithë intervistuesit, kandidati fitues Krenar Sllova mori pikët maksimale duke u intervistuar nga 2 zyrtarë të drejtorisë të librave amë dhe 1 zyrtar i agjensionit për punësim, ndërsa kundër kandidati nga Tetova Muhamed Ramani u rendit me më pak pikë edhe në fazën e tretë, këtë e dëshmon edhe një prej intervistuesve. Befasisht, në ditën kur duhej të shpallej vendimi i fazës së tretë dhe radhitja përfundimtare e pikëve (tabelat me pikët përkatëse i gjeni në vijim) i gjithë procesverbali i intervistës u ndryshua duke i ulur pikë Kandidatit Fitues Krenar Sllova me shifrën 442E1D5 dhe duke i rritur pikë fiktive kandidatit të dytë Muhamed Ramani me shifër 704B960.

Intervistuesit, personat Silas Muslioski, Vesna Serafimovska dhe Iva Tonevska kanë pranuar se u është bërë trysni nga drejtori që të ndryshohet procesverbali dhe të favorizohet kandidati nga Tetova, pra të ndryshohen pikët në tabelë disa ditë pasi kishte mbaruar intervista, e gjithë kjo me urdhër të drejtorit.

Pas publikimit të rezultateve të falcifikuara, Krenar Sllova, personi që grumbulloi më shumë pikë por padrejtësisht ju hoqën në fazën e intervistës, shprehet se do vazhdojë me ankesa dhe jo vetëm, por do ngre dhe kallëzim penal ndaj gjithë përgjegjësve të këtij akti të turpshëm dhe çnjerëzor, si fakt ai shprehet se njëri nga intervistuesit është i gatshëm të dëshmojë për gjithë manipulimin që u bë si pasojë e presioneve.


You may also like