“S`kam më fuqi për të udhëhequr”, dorëhiqet kryeministrja e Zelandës së Re!

by admin
Spread the love

“Nuk më ka mbetur më energji për të drejtuar vendin”, ky ishte argument me të cilin Jacinda Ardern, e konsideruar një yll në rritje i politikës globale, dha papritur dorëheqjen nga pozita e kryeministres së Zelandës së Re.

Zëvendësimin e saj, ligjvënësit e Partisë Laburiste do ta hedhin në votim të dielën. Edhe pse për një kohë të gjatë u konsiderua një lidere mjaft e dashur prej popullit të saj, sondazhet e fundit treguan se partia e Ardenit përballet me sfidë të vështirë në zgjedhjet e këtij viti, që mbahen më 14 tetor.

42-vjeçarja mezi i mbajti lotët teksa rrëfeu se peshën e madhe të këtyre 6 viteve në pushtet.

Gjatë pushimeve verore, u shpreh ajo, pata kohë për të analizuar të ardhmen me shpresën se do të gjeja energjinë për të vazhduar.

“Fatkeqësisht nuk e gjeta, dhe do t’i bëja një shërbim të keq Zelandës së Re nëse do të vazhdoja të qëndroja në këtë post. Vitet që kalova në drejtim kanë qenë më të përmbushurit e jetës sime, por udhëheqja e vendit në kohë krizash ishte shumë e vështirë. Këto ngjarje kanë lënë gjurmën e tyre në mënyrë të vazhdueshme”, tha Arden.

Ardern do të qëndrojë në pushtet deri më 7 shkurt. Nëse asnjëri prej pasardhësve të saj nuk do të gëzojë mbështetjen e dy të tretave të partisë, votimi do të kalojë tek anëtarësia.

Kur u zgjodh në krye të ekzekutivit në 2017-tën, Ardern ishte vetëm 37 vjec, çka e bëri gruan më të re në botë që merrte frerët e një qeviere.

Ajo kaloi nëpër sfida të mëdha nga pandemia e koronavirusit, tek të shtënat në xhamitë në Krajstçërç, dhe një shpërthim vullkanik, e pati mjaft vlerësime për mënyrën sesi i menaxhoi situatën.

Megjithatë masat e rrepta kundër koronavirusit ngjallën dhe shumë pakënaqësi dhe uljen e popullaritetit tani, e përshkroi dhe vetë si çmimin që u desh të paguajë qeveria e saj për mbajtjen e njerëzve të sigurtë gjatë pandemisë.


Top Channel

You may also like