S’ka ulje të çmimeve – për disa ”veresia” shpëtim i vetëm! (VIDEO) – Shqip

by admin
Spread the love

BUKË E KRIPË PËR USHQIM, PENSIONI NUK I MBULON SHPENZIMET

Mori rrugën për të marrë pensionin por ende nuk kishte. Gjyshit Aleksandar nuk i del pensioni për të blerë produktet themelore, e për këtë shkak shpesh merr veresi në shitore, raporton Klan M.

“Marrë ende veresi nuk del pensioni. Kam dal që ta marr por ende nuk kanë lëshuar. Hamë bukë e kripë. Duhet të paguhet rryma, uji pensioni nuk del. Zoti të na ndihmojë”

E për të marrë vetëm një pjesë të produkteve bazë u duhen rreth 500 denarë ashtu sikur para 6 muajve. Edhe pse Qeveria paralajmëroi uljen e çmimeve në terren pasqyra është e njetë. Mielli, vaji, sheqeri, buka, qumshti dhe vezët janë me çmime pothuajse të njëjta.

“Nëse para 6 muajve na duheshin 500 denarë për të blerë produktet bazë themelore njetë edhe sot na duheshin 500 denarë për të blerë buk, vaj, sheqer, oriz…

Qytetarët nuk po vërejnë uljen e çmimeve.

“Nuk janë ulur çmimet. Unë nuk kam vërejtur, ndoshta janë ulur për 1 apo 2 denarë. Ne jemi të varfër. Që të vijë këtu kam kaluar rreth 10 shitore që të blej më lirë”

“Çmimet katastrofë”. A po ja dilni ju? Rëndë.”

“Nuk janë ul çmimet edhe aq, me një rrogë mezi ja dalim.”

Me përjashtim të disa produkteve bazë, çdo gjë tjetër ose shitet me të njëjtin çmim si para dhjetorit ose ka rritje të çmimit, në kundërshtim me obligimin për ulje prej të paktën 10%. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Arbana Qerimi

TI RAPORTON!

You may also like