S`ka qetësi në SHBA/ 4 të vrarë, 28 të plagosur në festën e ditëlindjes

by admin
Spread the love

Dhuna e armëve trondit sërish Shtetet e Bashkuara.

Të paktën 4 persona mbetën të vrarë e 28 të tjerë u plagosën pas të shtënave me armë zjarri në festën e ditëlindjes së një 16-vjeçareje në qytetin Dadeville të Alabamës. Edhe pse kanë kaluar disa orë nga ngjarja, autoritetet ende nuk kanë asnjë të dhënë se çfarë e nxitin episodin e dhunshëm, dhe asnjë i dyshuar nuk është ndaluar nga organet e rendit.

 “Gjithë çfarë mund të themi për momentin është se disa prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë. Për këtë arsye, është shumë e rëndësishme të lutemi për ta, që ta kapërcejnë këtë fazë kritike”, është shprehur Jeremy Burkett, zëdhënës i policisë.

Sipas pastorit  Ben Hayes, i cili shërben si kapelan në policinë e qytetit dhe për ekipin lokal të futbollit të shkollës së mesme, shumica e viktimave janë adoleshentë.

“Një nga të rinjtë e vrarë ishte ndër sportistët tanë më të mirë dhe një djalë i shkëlqyer. I njihja shumë nga studentët. Dadeville është një qytet i vogël dhe do të ndikojë tek të gjithë në zonë”, tha Hayes. Qyteti me një popullsi prej rreth 3,200 banorësh, ndodhet në pjesën lindore të Alabamas. Incidenti atje erdhi shumë pak pasi po prej të shtënave masive në shtetin tjetër amerikan të Kentakit mbetën të vdekur dy persona dhe u plagosën katër të tjerë.


Top Channel

You may also like