S’ka pushim për Vitin e Ri – Shqip

by admin
Spread the love

Barazimi i djeshëm 1-1 mes Barcelonës dhe Espanyolit në derbin katalanas, bëri që trajneri i Blaugranas, Xavi , të “dënojë” skuadrën e tij duke anuluar ditën e lirë të planifikuar për sot në rast fitoreje.

Trajneri i kishte premtuar se do t’i jepte skuadrës së tij një ditë pushim shtesë në rast suksesi në derbi, por ata nuk shkuan përtej barazimit. Për këtë arsye, e gjithë skuadra u thirr pasdite në qendrën sportive të Barçës ku do të zhvillohet rregullisht seanca e parë stërvitore e vitit 2023. raporton AS.

Humbja e dy pikëve bëri që Real Madrid të barazonte në krye katalanasit që tashmë do të përballen me Atletico Madrid më 8 janar, një rival shumë i fortë që mund t’i marrë pikë blaugranave.

You may also like