‘S’ka mesazhe të fshehta’ Reagon Yuri Kim dhe zbardh arsyen pse zbarkoi në SPAK

by admin
Spread the love

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar pas përfundimit të intervistave të tre kandidatëve për kreun e SPAK. Yuri Kim i ka hedhur poshtë që mund të ketë mesazhe të forta dhe tregon arsyen pse shkoi në ambjentet e SPAK.

Yuri Kim: “Ky është vërtet një momenti i rëndësishëm për SPAK. Erdha pikërisht për këtë, për të theksuar që ky është një moment i rëndësishëm. Sepse ajo që është e rëndësishme për këtë tranzicion është integriteti i procesit. Nuk jam këtu për të thënë se kë duhet apo nuk duhet të votojnë. Nuk ka mesazhe të fshehta, Shtetet e Bashkuara kanë qenë gjithmonë të drejta me popullin shqiptar”, tha Kim.

“Të tre kandidatët janë shumë të mirë dhe zgjedhja është e vështirë. Baza e këtij vendimi duhet të jetë mbi faktet. Nuk duhet të bazohet nga perceptimi i kërcënimeve apo premtimet për favore. Kjo do të thyente integritetin e procesit.
Është e rëndësishme edhe që ai që zgjidhet të dijë se është zgjedhur mbi kriteret, jo premtimet për favore, sepse në këtë mënyrë do të ishte një njeri që i detyrohet diçka ndokujt. Kushdo që zgjidhet duhet të mendojë se pronari i tij i vetëm është ligji”
, tha Kim.

You may also like