“S’ka firma, është tallje”, Salianji plas deklaratën e fortë për Sali Berishën

by admin
Spread the love

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji e quan “tallje” procesin e mbledhjes së firmave të delegatëve për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të partisë.

Salianji tha për ABC se “s’ka firma” duke aluduar se shumë prej tyre janë mbledhur me falsifikim.

“Nxirrini dhe do shikoni në zonën time që do të thonë s’kam firmosur”, u shpreh ai.

“Kjo është të fyesh inteligjencën, atë rutinore. Nuk ka firma, është tallje. Nëse do të kishte firma do të bëheshin publike. Nëse do të dilnin do të shikonit se si të gjithë delegatët, si i kanë marrë dhe me falsifikim, aty ku jam unë, do të dilnin të thoshin jo nuk kam firmosur. Tani që kalon në kryesi, po pse kalon në kryesi! Nuk e duam Kuvendin në 18. E bëjnë duke lëshuar kartën e delegatit”, deklaroi Salianji.

You may also like