Situatë e papritur/ Konkurrentja humbet ndjenjat live në emision

by admin
Spread the love

Konkurrentja e Për’puthen Saidja ka rënë pa ndjenja në skenë, teksa po lexonte një letër që kishte shkruar për Gertin.

E emocionuar Saidja fillimisht ka përqafuar konkurrentin dhe më pas ka nisur të lexojë letrën që kishte përgatitur për të, por njëkohësisht dallohej se ajo po dridhej nga emocionet.

Më pas Saidja është rrëzuar në tokë pa ndjenja, ndërsa konkurrentët dhe produksioni i kanë dhënë ndihmën e parë.

Pas këtij veprimi moderatorja Megi Pojani është detyruar të kalojë menjëherë në publicitet.

Saidja më pas është marrë nën monitorimin e mjekut dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Megi Pojani sqaroi se konkurrentja pas ngjarjes ka shprehur se i ka ndodhur edhe herë të tjera për shkak të emocioneve të forta.

“E pashë që po dridhej dhe po afrohej drejt meje. E kuptova që nuk ndihej mirë. Më pas mbylli sytë edhe ra në tokë”, u shpreh Gerti, teksa më pas u largua menjëherë për t’i qëndruar pranë pëlqimit të tij.

The post Situatë e papritur/ Konkurrentja humbet ndjenjat live në emision appeared first on NTV.

You may also like