Situata tek Interi: Lukaku pranë rikthimit, për Brozovic duhet ende kohë

by admin
Spread the love

Më në fund rikthehet Lukaku. Vizitat e kësaj të hëne për sulmuesin belg japin lajme positive me Big Rom që i rikthehet stërvitjes në grup këtë javë ndërsa të shtunën pritet të jetë në listën e listën e lojtarëve të grumbulluar për takimin kundër Fiorentinës.

Lukaku u dëmtua më 28 gusht dhe u mendua se do të rikthehej pas pauzës së kombëtareve në shtator megjithatë rikuperimi rezultojë më I ngadalë nga c pritej duke limituar Simone Inzaghin në zgjedhje megjithatë Inter ja doli të kalojë me sukses turin e forcës të muajit tetor, sidomos duelet ndaj Barcelonës në Champions League.

Plani më konkret është që Lukaku të ketë minuta ndaj Viktoria Plzen më 26 tetor. Duke marrë parasysh më pas dhe transfertën e Mynihut e cila mund të ketë pak vlerë nëse ndaj cekëve vijnë 3 pikët, Inter sfidon në kampionati Sampdoria, Juventusin, Bolognan dhe Atalantën, skuadra ndaj të cilave me përjashtim të ligurianëve shpreson të ketë në dispozicion dhe Marcelo Brozovic.

Qëllimi për kroatin është rikthimit përpara derbit të Italisë kundër kundërshtarëve të përjetshëm, Juventusit.

Foto: Inter, Twitter

You may also like