Situata kaotike në klubin kuqezi, Ibrës i dorëzojnë “Tapirin e Artë”: Jam unë pronari i Milanit

by admin
Spread the love

Këtë mbrëmje në “Striscia la Notizia”, Valerio Stafelli, i dorëzoi “Tapirin e Artë” menaxherit të ri të Milanit, Zlatan Ibrahimoviç, pas stuhisë që përfshiu klubin kuqezi për shkak të parregullsive të supozuara në transferimin e pronësisë midis fondeve Elliott dhe RedBird. 

“Unë jam pronar i Milanit, por ky është sekret”, thotë kampioni suedez. Më pas, Ibra saktëson: “Ka pasur një kontroll, por nuk kanë gjetur asgjë. Pronari i Milanit është RedBird”. 

Në fund, kur Stafelli e pyet për momentin e skuadrës, Zlatan sqaron: “Djemtë po bëjnë mirë, po më dëgjojnë mua. Ata duhet ta bëjnë, përndryshe…”. Me këtë “Tapiro” Ibrahimoviç arrin në kuotën e 8 “trofeve”.  

 PANORAMASPORT.AL

You may also like