Situata aktuale nga këndvështrimi satirik – Shqip

by admin
Spread the love

MBËSHTETJA FINANCIARE: MINISTRIA E KULTURËS PËRGËNJESHTRON ORGANIZATORËT

Në fokusin e karnavalit të sivjetshëm në Vevçanë ka qenë situata aktuale në vend, rajon dhe botë. Në mënyrë satirike dhe unikale, sic percjell KlanM, pjesëmarrësit e karnavalit të Vevçanit, kanë treguar krizën energjetike dhe ekonomike, ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër, kurse nuk ka munguar ironia edhe me punën e pushtetit actual.

Në Vevçanë, sic percjell KlanM, me propozimin francez ka mbërritur edhe Presidenti I Këshillit Evropian, Sharl Mishel, pati “tentativa” për të zgjidhur kontestin me Bullgarinë fqinje, aktivistët “luftuan” për të drejtat e kafshëve, kurse ka defiluar edhe Zhan Mitrevi me pjesë të klinikës së tij, kurse “antikorrupsionerët” punuan për të zgjidhur problemet me korrupsionin.

Nuk u harruan as edhe lufta në Ukrainë dhe Kampionati Botëror I Futbollit, por as edhe Mbretëresha Elizabeta, që u paraqitën si inspirime të pjesëmarrësve të Karnavalit të Vevçanit.

Për këtë karnaval. sic njofton KlanM, janë prononcuar edhe nga Ministria e Kulturës, duke hedhur poshtë pohimet e organizatorëve se ky manifestim nuk mbështetet nga kjo Ministri.

“Në vazhdë e sipër janë vendimet për Konkurset Vjetore të Ministrisë për Kulturë, kurse rezultatet do të publikohen konform afateve ligjore, 45 ditë pas miratimit të Buxhetit” – Ministria e Kulturës.

Ministria e Kulturës, sic thuhet në komunikatë, thotë se Karnavali I Vevcanit, vitin e kaluar nuk ka aplikuar kurse para pandemisë, në vitin 2019 dhe 2020 është mbështetur me nga 1.100.000 denarë. 

You may also like